UP 'Hasan Prishtina' me rregullore të re për menaxhimin e studentëve

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar rregulloren e punës së sistemit elektronik për menaxhimin e studentëve – SEMS.

Senatori student, Jeton Deliu u ankua për mënyrën e vendosjes së notave në sistemin aktual si dhe pagesën për regjistrimin e semestrit, duke kërkuar që të shtohet afati për të në sistemin e ri.

Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se kjo rregullore për përdorimin e SEMS do të përditësohet çdoherë kur ka nevojë.

“Kjo është një rregullore dinamike që është ndryshu për të mirë të studentëve deri sa të vijmë në një rregullore të mirë dhe të jetë sa më mirë e mundshme për studentët dhe i obligon profesorët me i kry obligimet e veta”, tha Dema.

Pikat e tjera të rendit të ditës janë duke vazhduar.

Senati i UP-së në mbledhjen e 59-të ka emëruar komisionin prej 7 anëtarësh, të cilët do t’i propozojnë rektorit personat meritor për pajisje me mirënjohje me rastin e 50-vjetorit të UP-së.

Anëtarë të këtij komisioni janë emëruar:

Myrvete Badiviku

Alberta Troni

Muhamet Mala

Esat Kelmendi

Fevzi Berisha

Bledion Geci

Gazmend Kaçaniku

KALLXO.com ka transmetuar LIVE mbledhjen e sotme të Senatit të Up ‘Hasan Prishtina’.

Mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 14 janvier 2020