Rektorati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UP emëron zyrtaren për mbrojtje nga ngacmimet seksuale

Është emëruar zyrtarja për mbrojtje nga ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Është emëruar Drita Hyseni, zyrtare në Rektorat”, ka thënë Sahiti.

Rregullorja për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksual dhe ngacmimi në UP është miratuar më 15 maj 2021.