Foto: REL

UP dhe Komiteti Olimpik marrëveshje për mbjellje të drunjve në kampus

Univeristeti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, për mbjelljen e drunjve në hapësirat e kampusit të UP-së.

Rektori i Univeristetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se ky projekt ka për qëllim promovimin e punës së përbashkët dhe atë vullnetare.

“Sot jemi këtu të nëshkruajm një marrëveshje të bashkëpunimit, një aktivitet që Komititeti Olimpik i Kosovës e ka përkrahur fuqishëm, aktiviteti ka të bëjë me mbljelljen e drunjëve, lisave që ta bëjmë një kapus të gjelbërt, kampus të bukur që do të ja rrit bukurinë Prishtinës.”, ka thënë ai.

Ndërsa, Besim Hasani, kryetar i KOK-ut ka falenderura rektorin për mundësin e shfrytëzimit të hapësirës në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe ka premtuar se çdo vit do të mbillen 200 drunjë në këto hapësira.

“Sot pikërisht në ditën olimpike këtë energji pozitive  po e shëndërrojm në një energji të re, e cila padyshim do të krijoj një vlerë të re për të ardhmën  dhe do t’i jep sharm këtij bashkëpunimi”, ka thënë Hasani.