Foto: Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini"

Universiteti i Mitrovicës emëron 3 prorektorët e rinj

Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” në mbledhjen e djeshme ka emëruar prorektorët e rinj.

Sipas një njoftimi për media, emërimi i tyre është bërë me propozim të rektorit, Alush Musaj.

“Në mandatin katërvjeçar prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, është zgjedhur, prof. ass. dr. Merita Shala, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Cilësisë, prof. dr. Behxhet Shala dhe prorektore për Buxhet dhe Financa, prof. ass. dr.Ajtene Avdullahi”, është thënë në njoftim.

UMIB këtë vit akademik  nuk ka mundur që të regjistrojë studentë të rinj, pasi që Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) në mbledhjen e 74-të kishte vendosur që t’ia tërheq akreditimin këtij universiteti për një vit.

Dosja e ekspertëve ndërkombëtar që rekomandon mosakreditimin e Universitetit të Pejës

Dy eksperte ndërkombëtare që vizituan dhe analizuan punën në Universitetin publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, kishin konstatuar se institucioni nuk duhet të akreditohet për shkak të parregullsive në sistemin udhëheqës dhe menaxherial të këtij universiteti.

Dosja e ekspertëve ndërkombëtar: Kopjimi njëra nga arsyet për mosakreditimin e Universitetit të Mitrovicës

www.kallxo.com