Foto: Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan

Universiteti i Gjilanit themelon edhe një fakultet

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë vendim për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues gjatë kësaj mbledhje sipas rendit të ditës, miratoi raportin e planit të shpenzimeve për 6 mujorin e vitit 2019.

Në njoftim thuhet se Këshilli Drejtues i UKZ-së, ka shqyrtuar edhe përfoljet e lansuara për “ndërrimet dhe ndryshimet” në strukturën menaxhuese të Këshillit Drejtues.

“Këshilli Drejtues i UKZ hedh poshtë të gjitha insinuatat dhe pretendimet e grupeve të caktuara që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes në UKZ, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e mëparshme nga po i njëjti grup”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

Më tej në njoftim thuhet se Këshilli Drejtues asnjëherë nuk do ta pranojë ndikimin politik jashtë institucional të kujtdo qoftë.

“E aq më pak të grupeve të dëshmuara për veprime në dëm të UKZ dhe në kundërshtim të ligjeve të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.