Universiteti i Gjakovës. Foto: Kallxo.com

Universiteti i Gjakovës planifikon t'i pranojë 340 studentë

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2020/21.

Ky universitet përmes një njoftimi ka bërë të ditur se numri i planifikuar për pranimin e studentëve është 340.

“Kandidatët për pranim si student të UGJAF-së në vitin akademik 2020/2021 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, drejtim apo program”, thuhet në njoftim.

Paraqitja e dokumenteve duhet të bëhet nga sot deri më datën 30 shtator në ora 16:00 si dhe aplikimi online është funksionalizuar. Kriteret e tjera të konkursit mund t’i lexoni këtu.

Sot, edhe Universiteti i Prishtinës dhe Universitetet rajonale kanë hapur aplikimin për studentë të rinj.