Senati i UP-së ndryshon vendimin për afatet e shtatorit

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme ka ndryshuar afatin e provimeve për muajin shtator, që kishin vendosur në mbledhjen e kaluar.

Siç tha rektori Marjan Dema, ndryshimi është bërë që në afatin “Shtatori 1”, studentët mund të hyjnë në të gjitha provimet dhe në afatin “Shtatori 2” ata të kenë të drejtën të hyjnë në 2 2 provime.

Dema shtoi se kjo kërkesë ka qenë nga kolegjiumi i dekanëve.

Me këtë kërkesë u pajtuan edhe senatorët studentë.

Ndryshimi i këtij afati u miratua me të gjitha votat e seantorëve.

Në mbledhjen e kaluar Senati  kishte vendosur që në shtator përveç afatit të rregullt të mbahet edhe një tjetër plotësues deri më dy provime.