Presidentja Osmani priti në takim rektorin e UP-së Arben Hajrullahun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

Zyra e Presidencës përmes një komunikatë bëri të ditur se gjatë takimit, Presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”- thuhet në komunikatë.

Më 08.11.2024 Pas kërkesës së Parlamentit Studentor për afate shtesë të provimeve dhe thirrjes për bojkot të mësimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu ka mbajtur konferencë për media. Hajrullahu ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me studentët e Universitetit të Prishtinës, por siç tha ai, pa shkelur normat rregullative të Universitetit të Prishtinës.

Në gusht të 2024 Arben Hajrulluahu mori mandatin për rektor të ri të UP-së, ai pritet të mbajë këtë pozitë dëri në vitin 2028.

Arben Hajrullahu zgjedhet rektor i ri i UP-së