Qendra e studentëve

Të hënën rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka njoftuar së do të shpallë të hënën me datë 23 shtator rezultatet për pranimin e studentët që kanë aplikuar në konvikte për vitin akademik 2019/2020.

Konkursi ishte i hapur nga data 04 deri 13 shtator 2019.

Sipas një njoftimi, gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar rreh 6500 studentë.

“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet së afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2019.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Bëhet e ditur së gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë dhe shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.