Bekim Bejta, foto: Bekim Bejta: Facebook

Suspendohet profesori Bekim Bejta

Profesori Universitar Bekim Bejta është suspenduar nga puna në Universitin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e ka bërë të ditur UP-ja përmes një njoftimi.

“Senati i UP-së ka vendosur njëzëri që profesor Bejta të suspendohet nga detyra e tij në Universitetin e Prishtinës, ku i ndalohet çdo angazhim me studentët dhe fakultetin”- thuhet në njoftim.

Masa diciplinore ndaj Bejtës do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ.

Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta duke ju drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Më 6 prill 2023 aktivistët e organizatës studentore Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) kanë protestuar para Rektoratit të UP-së me kërkesën që të merren masa ndaj profesorit universitar Bekim Bejta, i cili ligjëron në Fakultetin e Filologjisë.

SKV kërkon që Këshilli i Etikës të marr masa ndaj profesorit Bekim Bejta