Studentët i gëzohen anulimit të konkursit për bursa

Parlamenti Studentor i UP-së i është gëzuar anulimit të konkursit për bursa për vitin akademik 2019/20 nga ana e MAShT.

Ata kanë thënë se kjo është bërë falë presionit të vazhdueshëm të tyre.

“Pas presionit të vazhdueshëm të Parlamentit Studentor, dhe ultimatumit të vendosur nga Parlamenti Studentor ndaj Ministrit të MASHT-it , Ministri anulon konkursin për Bursa deri në ardhjen e Ministrit të ri me një vendim gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytqi e ka anuluar konkursin për bursa të këtij dikasteri për vitin akademik 2019/20.

Këtë vendim Bytyqi e ka bërë të ditur përmes një konference për media, i cili tha se po e bënë këtë për shkak të presioneve të studentëve të disa fakulteteve që s’janë përfshirë në këto bursa.

Që nga shpallja e këtij konkursi, studentët e Fakulteteve të Arteve, Edukimit dhe Shkencave Sportive kanë protestuar e bojkotuar ligjëratat si shenjë proteste për përjashtimin e tyre nga këto bursa.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendimin për ndarjen e bursave e ka marrë me 24 tetor dhe si kriter i kishte përfshirë vetëm studentët e fushave të studimit të Bujqësisë-Veterinarisë, FShMN-së, Mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, teknik dhe shkencave të aplikuara.

S’arrihet marrëveshje mes MAShT dhe studentëve për bursat