Ilustrimi: Trembelat

Sot publikohen rezultatet e testit 'PISA 2018'

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot do të publikojë raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve ‘PISA 2018’.

“Të martën (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. Konferenca mbahet në ambientet e MASHT, në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm. Ky test në vitin 2015, e kishte renditur Kosovën në fund të listës për arsim. Më keq se Kosova ishin renditur vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane, ndërkohë Singapori është i pari.