Ilustrim

Sot nis mësimi nga distanca

Nga sot pritet të nisë mësimi online. Sipas Ministrisë  së  Arsimit mësimi do të  zhvillohet vetëm në  lëndët Gjuhë  Shqipe dhe Matematikë.

Orët e mësimit do të transmetohen në RTK 1 dhe RTK 4 dhe në uebfaqen e dizajnuar nga kompania Gjirafa.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca që pritet të fillojë të hënën më 23 mars.

Nga nesër do të jenë të gatshme të gjitha materialet për nivelin 1-5 dhe ditëve në vijim do t’i përgatisin për nivelet e tjera.

Mësimi në distancë do të fillojë nesër në Kosovë