Sonte në Jeta në Kosovë, arsimi profesional dhe tregu i punës

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të diskutohet lidhur me arsimin profesional në Kosovë dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.

Çfarë po bëjnë shkollat profesionale në Kosovë për t’i përgatitur nxënësit për punë?

Cilat janë mungesat e këtyre shkollave?

Pse bizneset e ndryshme në Kosovë kanë telashe në gjetjen e punëtorëve?

Pse shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë të larta?

Për këto dhe të tjera sonte flasin: Valbona Fetiu Mjeku, MAShT; Berat Lahu, Menaxher i Burimeve Njerëzore; Leunita Luzha, Qendra e Trajnimit; Edona Nahi, GIZ; Bleron Morina, Nxënës; Nazmi Zogaj, Drejtor i Shkollës Profesionale.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com dhe Gjirafa Video. Repriza shfaqet të premten në mesditë.