'Single Parent Assocation' ofron këshilla falas për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore

Shoqata e prindërve të vetëm – Single Parent Assocation, njofton të gjithë prindërit e vetëm të cilët kanë vështirësi në regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, se mund të këshillohen falas.

Në njoftimin e ‘Single Parent Assocation’, gjithashtu iu bëhet thirrje të gjitha komunave që të zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MASHTI-t për përfshirjen e fëmijeve në institucionet parashkollore në Kosovë.

“Po ashtu ftojmë të gjithë prindërit e vetëm në rast se hasin në vështirësi, të kontakojnë Shoqatën në e-mail [email protected]. Informimi në lidhje me UA Nr.19/2016 për lirim nga pagesa dhe sigurimin e vendit në IP pë fëmijet është vërtetuar se ka munguar dhe se tani ne-APS do të përdorim mekanizma apo mjete të promovimit të këtij udhëzimi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Vëmendje
Në bazë të aktiviteve të ndërmarrura nga Shoqata jonë APS, me qëllim të nxitjes dhe informimit të prindërve të vetëm për masat lehtësuese të cilat u takojnë atyre kemi njoftimin si më poshtë 👇
UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHT) NR.19/2016 PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE NË INSTITUCIONE PARASHKOLLORE NË KOSOVË
NENI 4, PIKA 5, Parakushtet/Kriteret për regjistrim të fëmijëve në Institucione Parashkollore: Fëmijët që vijnë nga grupet e rrezikuara – FËMIJËT E NËNAVE VËTMBAJTËSE, FËMIJËT QË JETOJNË ME NJË PRIND lirohen në pagesa dhe se Komunat janë të obliguara që fëmijëve që aplikojnë nga ky grup tu sigurojë vend në Institucionet Parashkollore (IP).
Mungesa e informimit dhe paqartësia edhe në vet akterët përgjegjës për zbatim të këtij udhëzimi, e aq më tepër tek nënat e vetme ka ndikuar negativisht në mirëqenje të tyre dhe fëmijëve të tyre.
🔊Me këtë rast APS fton të gjitha Institucionet Parashkollore si dhe Komunat ta zbatojnë UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MASHT) NR.19/2016 PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE NË INSTITUCIONE PARASHKOLLORE NË KOSOVË.
🔈Po ashtu ftojmë të gjithë prindërit e vetëm në rast se hasin në vështirësi, të kontakojnë Shoqatën në e-mail [email protected].
Informimi në lidhje me UA Nr.19/2016 për lirim nga pagesa dhe sigurimin e vendit në IP pë fëmijet është vërtetuar se ka munguar dhe se tani ne-APS do të përdorim mekanizma apo mjete të promovimit të këtij udhëzimi.
Të mirat nga kopshtet zgjasin gjithë jetën, bëje pjesë të shokëve/shoqeve fëmiun…!