Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet për javën e ardhshme debati për organizimin e arsimit në situatën me COVID-19

Debati për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19, i planifikuar si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është shtyrë për javën tjetër.

Ky debat është kërkuar nga Abelard Tahiri prej radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka pasur tetë pika diskutimi në rendin e ditës, kurse është shtuar ajo e diskutimit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë seancë, Kuvendi miratoi shkarkimin e bordit të kësaj Agjencie.

Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, në Kuvend pati shumë përplasje dhe akuza mes deputetëve.

Kuvendi shkarkon Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit