Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot nuk do të mbajë mbledhjen e planifikuar, ku pritej të vendosej për pozitën e Sekretarit të Universitetit të Prishtinës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, kjo mbledhje është shtyrë.

Këshilli Drejtues i UP-së tash e disa muaj është duke u marrë më çështjen nëse duhet t’i vazhdohet kontrata u.d. sekretarit të UP-së, Esat Kelmendi.

Çështja e vazhdimit të mandatit të ish-sekretarit ka ngecur tash e disa muaj, pasi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lëshuar dy interpretime të ndryshme për vazhdimin e mandatit të ish-sekretarit, Esat Kelmendi që aktualisht është U.D.

Mbetet peng vazhdimi i kontratës së sekretarit të UP-së për shkak të dy interpretimeve të ndryshme nga MPB