Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti jep detaje për mbylljen e tri çerdheve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëm ka paralajmëruar mbylljen e çerdheve për fëmijë, “Lulevera”, “Xixëllonjat” dhe “Buzëqeshja”, për shkak të dyshimit të përhapjës së virusit COVID-19.

KALLXO.com ka vizituar gjatë ditës së sotme këto institucione  dhe ka parë nga afër se dyert ishin të mbyllura.

“Në momnetin që i kemi dezinfektu klasët pa marrë parasysh testimeve ata fëmijë që  kanë qenë në ato grupe me ata dy fëmijë që kanë dalë ata nuk do të shkojnë në çerdhe ato klasë do të mbyllen për një periudhë dy javore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa për edukatorët të cilët kanë qenë në këto klasë është thënë se nuk do të shkojn në punë.

Në Komunën e Prishtinës çerdhet kanë filluar punë me datën dy qershor.