
Shporta te mbeturinave
Shkollat e Prishtinës furnizohen me shporta të punuara nga të burgosurit e Dubravës
21.2.2023 - 12:43
Shkolla të shumta në kryeqytet janë pajisur me shporta për mbeturina të cilat janë punuar nga të burgosurit e Dubravës.
Gjatë ditës së sotme me këto shporta u pajisën shkollat fillore ‘Zenel Hajdini’, ‘Hilmi Rakovica’, ‘ Andon Zako Çajupi, ‘ Nazim Gafurri’, ‘ Afrim Gashi’ dhe ‘Shkëndija’.
Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu për Kallxo.com bëri të ditur se këto shporta të punuara nga të burgosurit e Dubravës si donacion i kanë marr nga organizata gjermane Help.
“Shportat janë të punuara nga të burgosurit e Dubravës, ndërsa si donacion i kemi marrë nga organizata gjermane Help” – është shprehur Musliu.
Shporta të tilla të burgosurit i kanë punuar edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës.