Shkolla e muzikës“Halit Kasapolli“/Facebook

Shkolla e muzikës në Pejë do të fillojë mësimin të hënën

Pas disa shkollave në qytetet të ndryshme të Kosovës që vendosën ta ndërpresin grevën, të hënën mësimin do ta fillojë edhe shkolla e muzikës ‘Halit Kasapolli’ në Pejë.

Njoftimi për fillimin e mësimit është publikuar në faqen zyrtare të kësaj shkolle.

“Është momenti për të reflektuar në rolin madhor që ka edukimi në shoqëri” – theksohet në njoftim.

Shkolla i ka uruar nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor, me theks te ata të klasës së parë.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka filluar nga data 25 gusht dhe deri tani ende nuk është arritur një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.