
Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan
05.9.2022 - 17:25
Selvete Sylejmani është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit në Komunën e Gjilan.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Besart Selimi nga kabineti i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.
“Po, sot është shkarkuar drejtoresha e Arsimit”,- tha Selimi.
Selimi nuk ka dhënë detaje për arsyen e shkarkimit të drejtoreshës Sylejmani.
KALLXO.com ka kontaktuar Selvete Sylejmanin dhe kryetarin Hyseni, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje.