Senati UP-së votoi pro hapjes së 150 pozitave të reja për staf akademik

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka votuar unanimisht për hapjen e konkursit për 150 pozita të reja për staf akademik.

 71 pozita  do të jenë për rekrutimin e stafit akademik me titull asistentë dhe 79 pozita për profesorë asistentë. 

Sot është miratuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së edhe buxheti për hapjen e këtij konkursi. 

UP-ja miraton buxhetin për hapjen e 150 pozitave të reja për staf akademik