Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Foto: KALLXO.com

Senati i UP-së voton për hapjen e konkursit për studime të doktoratës

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që nesër (e martë), të shpallet konkursi për studime të doktoratës.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha se me të gjitha votat pro, nesër do të hapet konkursi.

“Miratohet propozimi që konkursi për studime të doktoratës të hapet nesër”, ka thënë Sahiti.

KALLXO.com sjell në transmetim të drejtpërdrejtë mbledhjen e Senatit të UP-së: