Senati i Universitetit të Prishtinës

Senati i UP-së merr vendim për plotësimin e kuotave të studentëve

Senati i Universitetit të Prishtinës  me 20 vota pro dhe asnjë kundër ka vendosur që kuotat e studentëve që nuk janë plotësuar, të zëvendësohen me studentë tjerë të cilët e kanë kaluar pragun në ndonjë program të ngjashëm.

Rektori i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli , tha se kuotat të cilat nuk plotësohen nga studentët e komuniteteve duhet të plotësohen me studentë nga Lugina e Preshevës apo Mali i Zi, ku nuk ka universitete shqip.

“Të plotësohen të gjitha kuotat, ndërsa MASHT-i me atë udhëzim po mundëson që të ketë manipulime. MASHT-i ka jap 1% ose 2% për kandidatët  nga Lugina e Preshevës, apo Mali i Zi ku folet shqip e nuk ka universitet, e për minoritetet 12%. Kjo është e padrejtë për mendimin tim. Nuk duhet të ndahen kuotat sipas përkatësisë etnike, sepse në ligj të gjithë janë kosovarë”, ka thënë Dugolli.

Ndërsa rektori Dema tha se për këte çështje do të diskutohet në muajin shtator sepse tash nuk munden.

“Në shtator mundemi me e ndryshu, por tash jo. Ne e kemi kundërshtu këtë gjë, por tash nuk mundemi me bë asgjë”, deklaroi Dema.

Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendim që Arben Hajdari të zgjedhet prodekan i Fakultetit Juridik.