SBAShK-u paralajmëron grevë nga janari

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ofroi mbështetjen e gjithë mësimdhënësve për mjekët dhe infermierët në Kosovës.

Në protestën e organizuara nga Federata e Sindikatave të Mjekëve të Kosovës, Jashari tha se nëse nuk ka dialog me Qeverinë për Ligjin e Pagave do fillohet me greva edhe në sistemin arsimor në Kosovës.

“Kam ardhur që t’i them Qeverisë që të dëgjoj këtë masë njerëzish që përfaqësojnë tërë sistemin shëndetësorë të cilët koha i kthejë në heronj që po luftojnë dhe kanë luftuar kundër vdekjes. Lus Qeverinë që të bashkohet dhe të flas me ne në mënyrë që ky shesh të mos jetë plotë njerëz në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet ajo greva 3 javore, ne jemi duke u përgatitur për dialog por nëse dialogu mungon, nëse Ligji nuk punohet bashkë me Sindikata dhe të shkoj dhe të fillohet nga janar së implementuar atëherë sistemi arsimor do jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva dhe do kemi humbje orësh dhe për këtë ne nuk jemi fajtor”, theksoi ai.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla nga Qeveria ka kërkuar që të jetë transparente dhe bashkëpunuese në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Ai paralajmëroj se do të futen në grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre brenda kësaj jave./21Media

Protestojnë mantelbardhët, kërkojnë kalimin e Ligjit të Pagave