Rrjedhja e Testit të Maturës online, MASHTI thotë se po kontribuojnë edhe tjerët, jo veç nxënësit

Shefi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi në ‘Kallxo Përnime’ ka folur për rrjedhjen e pyetjeve të Testit të Arritshmërisë dhe të Maturës në rrjete sociale.

Sipas Elezit, jo të gjithë pjesëmarrësit në grupet në ‘Viber’ që janë hapur për këto teste kanë qenë nxënës që i janë nënshtruar testimeve.

“Testi i Arritshmërisë dhe i Maturës ka shkuar sipas analizave që i kemi bërë ne deri tani ka shkuar mund të them që më mirë se sa në vitet e kaluara, ka pas postime në Facebook, por nuk do të thotë se të gjitha kyçjet në ato rrjete sociale janë nxënës në qendra të testimit”, tha Elezi në ‘Kallxo Përnime’.