Rreziku nga shtylla elektrike në hyrje të shkollës ‘Naim Frashëri’ në kryeqytet - FOTO

Kjo shtyllë elektrike gjendet në hyrje të shkollës ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga KALLXO.com, shtylla është e vjetër dhe gati për tu rrëzuar, gjë që do rrezikonte nxënësit e kësaj shkolle.

Lidhur me gjendjen e kësaj shtylle, Kallxo.com ka tentuar të marr një deklarim nga ana e KEDS, nëse ka ndonjë plan për rregullim apo zëvendësim të saj, por nuk është dhënë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit.

Tash e disa vite, KEDS është duke bërë zëvendësim të shtyllave të vjetra me të reja, madje edhe me shtylla betoni.