Pupovci flet për vlerësimin e teksteve shkollore për klasën e katërt dhe të nëntë

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në konferencë për media ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i vlerësimit të teksteve për klasën e katërt dhe të nëntë.

“Së fundi më 7 prill janë shpallur rezultatet preliminare për tekstet shkollore për klasën e katërt dhe të nëntë për vitin e ardhshëm shkollor, në proces të vlerësimit kanë janë 77 përshkrime në gjuhën shqipe, tri në gjuhën turke dhe pesë në gjuhë boshnjake”, ka thënë Pupovci.

Tutje, zëvendësministri ka bërë të ditur se projekt ligji për Agjencinë e Akreditimi është në dëgjim publik.

“Aktualisht e kemi në dëgjim publik projekt ligjin për Agjencinë e Akreditimi, ky është një ligj mjaftë i rëndësishëm për arsimin e lart”, tha Pupovci.