Punëtorë të MAShTI-it u paguan për punë jashtë orarit, ndonëse punuan brenda orarit të rregullt

Në tetë raste punonjës të administratës dhe anëtarët e komisioneve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë paguar për punët jashtë orarit, përderisa punët i kanë kryer gjatë orarit të rregullt të punës.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit vlera e kompensimeve për anëtarët e komisioneve për vitin 2020 ishte 5,617 euro.

“Nuk kishte dëshmi se anëtarët e këtyre komisioneve kishin punuar jashtë orarit të rregullt të punës, andaj nuk do të duhej të merrnin kompensime shtesë. Këto komisione ishin emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri”, thuhet në raport.

MAShTI është pajtuar me rekomandimin e ZKA-së.