Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Publikohet lista e mbi 1,500 studentëve që kanë fituar bursë nga Ministria

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën e studentëve që janë përfitues të bursës për vitin akademik 2020/21.

Siç është bërë e ditur në vendimin e marrë nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj, përfituesit e bursave janë 1548 studentë të niveleve Bachelor dhe Master.

Shuma e bursës për studentët përfitues është 700 euro dhe përfituesit janë studentë të universiteteve publike të Kosovës.

Këtu mund ta gjeni listën e plotë të studentëve përfitues.

Konkursi ishte hapur më 20 tetor dhe aplikimi ishte bërë në formë elektronike(online).