Provimet pranuese në UP parashihen të mbahen në shtator

Pas vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj për shtyrjen e mbajtjes së Testit të Maturës, testet pranuese në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, janë shtyer për në muajin shtator.

Universiteti i Prishtinës, në një përgjigjie për KALLXO.com ka thënë se provimet do të mbahen pas procedurave të maturës.

“Për shkak se matura shtetërore është shtyrë për në fund të muajit gusht, edhe provimet pranuese janë shtyrë për një afat pas përfundimit të procedurave që pasojnë maturën shtetërore”, thuhet në përgjigjen e UP-së.

Provimi i maturës është shtyrë për datën 28 gusht, përshkak të për shkak të situatës epidemiologjike.

Në Kosovë janë 4715 persona të infektuar, 2227 të shëruar, 101 të vdekur.