Protestë para Ministrisë së Arsimit për emërimet në Këshillin Drejtues të UP-së

Një grup organizatash duke përfshirë Studim, Kritikë, Veprim, mbështetur edhe nga ORCA dhe Admovere kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Protesta u organizua duke kundërshtuar  vendimin e ministres në detyrë të Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Invacionit, Hykmete Bajrami për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Në fillim të majit, ministrja Bajrami shkarkoi tre anëtarë të KD-së të emëruar nga ministri paraprak dhe emëroi Muharrem Bajramin, Fisnik Reçicën dhe Mentor Gecin.

Sipas protestuesve, Fisnik Reçica dhe Mentor Geci figurojnë si të punësuar edhe në dy kolegje private.

“Të dy prej këtyre anëtarëve njëri shërbyes i Kolegjit Privat UBT, tjetri i Kolegjit Rinvest, apo të cilit do kolegj tjetër që mund të jenë, për ne do të jenë të papranueshëm, pra Këshilli Drejtues është i rëndësishëm, por më të rëndësishëm janë njerëzit që janë të vendosur aty.”,ka thënë Flamur Pireva, nga SKV

Ai shtoi se në këtë situatë, ministrja ka dy opsione.

“Ministres ne ja kemi ofru dy zgjidhje ose të tërhiqet ose të dorëhiqet njëra duhet të ndodh sa më parë”,ka thënë Pireva.

Tutje është paralajmëruar se edhe në ditët e ardhshme do të ketë organizime të tilla duke respektuar vendimet e IKSHP-së.

Më 13 maj, Hykmete Bajrami shkarkoi tre anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, që ishin emëruar gjatë mandatit të ish-ministrit, Shyqiri Bytyqi.

Kurse, këta janë zëvendësuar me tre anëtarë të rinj: Muharrem Bajrami, Fisnik Reçica, Mentor Geci.

Anëtarët e shkarkuar të bordit të UP-së i reagojnë Ministres Bajrami