Protestë para MAShT-it kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë - FOTO

Banorë të fshatit Busavatë të komunës së Kamenicës, pas shprehjes së pakënaqësisë së tyre në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati këtë të hënë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Ata po protestojnë në kryeqytet kundër reformës arsimore në këtë komunë e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale, përfshirë edhe atë në Busavatë dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë vazhdimisht ka bërë të ditur, se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.