Prezantohet lansimi i Studimeve Gjurmuese, Nagavci: Rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet për t`u dëshiruar

 

Instituti Ed Guard ka bërë lansimin e studimeve gjurmuese që është projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian për Aftësimi Profesional dhe rikualifikimin profesional dhe punësimin (ESVET PRO)

Në këtë takim morën pjesë ambasadori i BE-së, Tomash Szunyog, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesja rezidente të Zyrës Regjionale Kosovë, Gulten Aka dhe  drejtori ekzekutiv i Institutit Ed Guard, Rinor Qehaja.

Ministrja e Arsimit u shpreh se ndonëse është punuar jo pak në këtë rrugëtim mirëpo sipas saj ka pasur përvoja të mira.

Nagavci tha se rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet për tu dëshiruar.

“Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për tu dëshiruar”, tha Nagavci.

Ministrja kërkoj që aftësimi profesional nëpër shkolla të jetë me produktiv.

Ambasadori i BE-së, Tomash Szunyog u shpreh se këto studime janë mjet efikas për të pasur një adresë në tregun e punës.

“Studimet gjurmuese që po i lansojmë sot janë një mjet efikas për të siguruar që të diplomuarit nga AAP të adresohen nga tregu i punës”, tha shefi i BE-së.

Ndërsa përfaqësuesja rezidente në zyrën regjionale në Kosovë, Gulten Aka tha se ky projekt synon të përmirësoj strukturën e arsimit në Kosovë.

“Besojmë që studimet gjurmuese ofrojnë informata të besueshme, ndihmojnë në kurrikula, në zhvillim të karrierës”, tha ajo.