Foto: Sejdi Hoxha/Facebook

Posta e Kosovës ofron praktikë për studentët e UP-së

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka nënshkruar një marrëveshje me Edon Nishorin, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë studentët e UP-së që do të kenë mundësi për mësim praktik në drejtoritë përkatëse të Postës së Kosovës.

“Posta e Kosovës ka qenë e hapur çdo herë për studentë dhe ka ofruar trajtim të veçantë duke përfshirë edhe çmimet e tarifave për 50% me të lira”, ka shkruar kryeshefi Hoxha në Facebook.

Hoxha ka deklaruar se studentëve do të ju ofrohet qasje në të gjitha strukturat e Postës me qëllim të zhvillimit të hulumtimeve për temat e tyre të diplomës, dhe ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës komfor kushteve të tregut dhe standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!