Ilustrimi: Trembelat

PISA, si performoi Kosova në krahasim me fqinjët?

Rezultatet e testit PISA 2018 e renditi Kosovën të tretën nga fundi në mes të 79 vendeve në botë.

Testi mat aftësitë e nxënësve 15 vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

KALLXO.com sot ka publikuar rezultatet zyrtare nga testi ndërkmbëtar.

Përveç rezultatit të ulët në përgjithësi, Kosova ka shënuar ulët edhe në krahasim me vendet me të cilat rrethohet.

Rezultatet e testit PISA maten me indeksin e mesatares së OECD që në lexim është 487, në matematikë 489 dhe në shkencë 489.

Rezultatet e Kosovës në tri fushat e lartcekura janë nën mesataren e përgjithshme.

Në anën tjetër, vendet fqinje kanë performuar më mirë, të prirura nga Serbia, pasuar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe në fund para Kosovës është edhe Maqedonia Veriore.

Më saktësisht pikët e Kosovës në lexim janë 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365.

Në anën tjetër, Serbia pati rezultat në lexim 439, në matematikë 448 dhe në shkencë 440.

Mali i Zi ishte afër Serbisë me rezultat 421 në lexim, në matematikë 430 dhe në shkencë 415.

Shqipëria këtë vit shënoi 405 pikë në lexim, 437 në matematikë dhe 417 në shkencë.

Ndërsa, Maqedonia Veriore në lexim shënoi 393 pikë, në matematikë 394 dhe në shkencë 413.