Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Organizata shëndetësore: Studentët e Fakultetit të Mjekësisë u diskriminuan nga MASh për bursa

Organizata “Shëndetësia e Bashkuar Kosovare”, ka reaguar pas shpërndarjes së bursave për studentët e universiteteve publike nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kjo organizatë përmes një komunikate kanë bërë të ditur se studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë diskriminuar nga këto bursa dhe se sipas tyre do të bëjnë ankesë tek Avokati i Popullit.

“Fatkeqësisht, një numër tejet i madh i studentëve te Fakultetit të Mjekësisë nuk janë të përfshirë në listën e përfituesve edhe pse plotësojnë të gjitha kushtet e përmendura në Konkursin e publikuar nga MASH. Ne kemi pranuar ankesa të shumëfishta, po ashtu jemi në dijeni që ekzistojnë ankesa individuale dhe grupore me qindra studentë që iu janë drejtuar MASH në lidhje me mos përfshirjen e tyre në këtë skemë të mbështetjes financiare”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata po ashtu konsiderojnë se janë bërë disa shkelje të ligjeve të Kosovës.

“Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, për arsye të cilat ne i konsiderojmë bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe e vendosin vendimin ndër të tjera edhe Anti-Kushtetues pasi që shkel Pikën 2 te Nenit 47 E Drejta e Arsimit të Kushtetutës te Republikës se Kosovës ku flitet që “Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj”, thuhet më tej.

MASh më 8 dhjetor ka publikuar listën e studentëve që janë përfitues të bursës për vitin akademik 2020/21.

Publikohet lista e mbi 1,500 studentëve që kanë fituar bursë nga Ministria

Ky është reagimi i plotë i tyre:

Me datën 8/12/2020 është publikuar Vendimi 01/B-3375 Për Përfituesit e Bursave Për Vitin Akademik 2020/2021 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (Aneks 1), vendim i cili korrespondon me Konkursin e shpallur me 20/10/2020 për Ndarjen e Bursave.

Fatkeqësisht, një numër tejet i madh i studentëve te Fakultetit të Mjekësisë nuk janë të perfshirë në listën e përfituesve edhe pse plotësojnë të gjitha kushtet e përmendura në Konkursin e publikuar nga MASH.

Ne kemi pranuar ankesa të shumëfishta, po ashtu jemi ne dijeni që ekzistojnë ankesa individuale dhe grupore me qindra studente qe i’u janë drejtuar MASH ne lidhje me mos përfshirjen e tyre ne ketë skeme të mbështetjes financiare.

Ne nje interviste publike të dhënë me 8 Dhjetor në Televizionin RTV21 ku flitet për “studentet elitare” që kanë përfituar, zyrtari nga MASH z. Bekim Samadraxha ka treguar qe një grupacion i studenteve nuk kane qene përfitues të këtyre bursave, bëhet fjalë për Studentet e Fakultetit të Mjekësisë, për arsye te cilat ne i konsiderojmë bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe e vendosin vendimin ndër të tjera edhe Anti-Kushtetues pasi qe shkel Piken 2 te Nenit 47 E Drejta e Arsimit te Kushtetutës të Republikës se Kosovës ku flitet qe “Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.” Duke u bazuar në të parathënat dhe ne Neni 32 Pika 4 te Ligjit Nr. 04/L-037 PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS ku flitet që “Ministria ndërmerr veprime që mendon se janë të dobishme dhe të nevojshme për të garantuar që studentët e regjistruar në cilindo institucion të kenë mundësi dhe qasje të barabartë për të aplikuar në skemën apo skemat ekzistuese të mbështetjes financiare për studentët”;

pastaj në Nenin 3, 6 dhe 7 te UA 14/2017 Për Ndarjen e Bursave; dhe Nenin 3, 6 dhe 7 te UA 14/2015; Duke u bazuar qe vendimi atakon një grup interesi për Republikën e Kosovës (Studentet e Mjekësisë), nje grup i cili nuk është ne gjendje reale të beje përcjelljen nëpër Komisione dhe procese te tej zgjatura gjyqësore administrative Ne si OJQ (sindikate ne aplikim) dhe grup interesi për Profesionistet dhe Studentet e Mjekësisë bëjmë ANKESE tek Institucioni i Avokatit te Popullit ne lidhje me Vendimin e MASH për arsye sepse e konsiderojmë atë dhe çdo dokument qe përjashton studentet nga skema e mbështetjes si Antikushtetues dhe në mospërputhje me ligjin.