ORCA: Të hetohen diplomat e parregullta nga universitetet e kolegjet

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka reaguar lidhur me atë që e kanë quajtur ‘skandal i diplomave’ në Kosovë.

Ata kanë reguar lidhur me raportin që kishte ngritur alarm brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për mos dorëzimin e librave amë të studentëve nga universitetet dhe kolegjet duke pamundësuar validimin e diplomave të tyre.

Këtë denoncim e kishte bërë zyrtarja Kumrije Gagica, e cila më pas ishte transferuar në një departament tjetër dhe rikthyer sërish në vendin e punës.

“Mosdorëzimi i regjistrave në afatet e parapara ligjore mund të duket si një formalitet i parëndësishëm, por në fakt është pjesa që konfirmon vërtetësinë e kohëzgjatjes së studimeve, programeve të ndjekura dhe çështjeve të tjera me rëndësi për dëshmimin e ndjekjes së studimeve.Në këtë situatë ORCA i bën thirrje organeve të hetuesisë që të veprojnë me shpejtësi në identifikimin e shkelësve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, shkroi ORCA në njoftim.

Ata po ashtu kanë ftuar MAShT-in që ta informojë publikun me të dhëna zyrtare se për cilat institucione bëhet fjalë e po ashtu pret që MAShT t’i ushtrojë kompetencat e saj në përputhje me ligjin dhe t’ua tërheq licencat të gjitha institucioneve të përfshira në këtë mashtrim.

Lidhur me çështjen e diplomave kishte reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje

LVV flet për mosnjohjen e diplomave në kolegje për shkak të librave amëz