Nxënësit e “Pavarësisë” sot iu rikthehen bankave të shkollës

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (ShFMU) “Pavarësia” në Prishtinë do të kthehen sot në bankat shkollore.

Sipas njoftimit të shkollës, sot do të vazhdohet procesi edukativo-arsimor sipas skenarit A dhe orarit mësimore.

“Nxënës të dashur, prindër dhe mësimdhënës të nderuar! Nesër, do të kthehemi në shkollë për të vazhduar procesin edukativo-arsimor, sipas skenarit A dhe orarit mësimor. Po e vazhdojmë punën në kushte shumë më të mira ngase janë bërë investime dhe punë të rëndësishme, për te krijuar ambient sa më të përshtatshëm pune. Falënderojmë Komunën e Prishtinës, DKA, në veçanti drejtoreshën, Shpresa Shala dhe stafin e saj për përkrahje të vazhdueshme, në këtë kohë shumë sfiduese. Një falënderim të veçantë për dy menaxherët shembull, Sadik Hajdini dhe Ylber Jashari. Uroj dhe përgëzoj shumë mësimdhënësit për punën e tyre tepër sfiduese, sidomos në organizimin e mësimit online, nxënësit për angazhim e prindërit për bashkëpunim. E vlerësoj shumë punën e stafit teknik të cilët po bëjnë punë pa orar!”, u bë e ditur në njoftimin e shkollës.

Për rikthimin nxënësve të kësaj shkolle në bankat shkollore shkroi edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala. “Përfundoi renovimi i toaleteve dhe gëlqerosja e SHFMU “Pavarësia” gati për rifillim të mësimit në skenarin A të martën, në kushte shumë më të mira. Shëndet për nxënësit, stafin e shkollës dhe punë të mbarë!”, shkroi Shala.