Një muaj pezullim i mësimit për shkak të renovimeve në shkollën “Naim Frashëri” në Vushtrri

Shkolla fillore “Naim Frashëri”  do të fillonte procesin mësimor më 1 shtator 2022, por për shkak të renovimeve në dy tualetet e objektit mësimi nuk ka filluar ende.

Mësimdhënësit nuk iu janë përgjigjur thirrjes për grevë dhe kanë kërkuar që të kthehen në punë.

“Në shkollën tonë nuk ka fillu mësimi për arsye të renovimit të tualetit, sepse shumica e mësimdhënësve janë deklaru për me punu, por arsyeja është punimet në tualetet e shkollës”- tha Naser Sadiku, sekretar i shkollës.

Nga Drejtoria Komuna e Arsimit kanë thënë që punimet pritet të përfundojnë së shpejti.

“Punimet janë duke u kry, është e vërtetë që ndoshta pak janë stërzgjatë, por për faktin se gjatë punimeve ka dalë nevoja për një punë shtesë, të cilat kanë qenë të pa planifikume. Pra nuk kanë qenë të parapara në paramasë dhe në llogari, është lindë nevoja që ta bëjmë prapë një punë shtesë dhe s’di sa jeni të informuar, por puna shtesë do punë dhe procedurë”- tha Miradije Maloku, drejtoreshë e Arsimit në Vushtrri.

Për zëvendësimin e orëve të humbura do të vendoset pasi të fillojë mësimi.

Greva në sektorin publik në Kosovë ka nisur nga 25 gushti.

Pezullimi i grevës nga tetori deri në janar, SBAShK-u kërkon mendimin e grevistëve