Foto: MASHT/ Facebook

Nënshkruhet marrëveshje mes MASHT-it dhe UP-së për aktivitete të përbashkëta

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës


Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Prishtinës/ Fakultetin e Edukimit.

Sipas MASHT-it marrëveshja bazohet në nevojën e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor brenda vendit.

“Marrëveshja synon implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në formën e kombinimit të zhvillimit profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse për të modeluar zhvillimin më koherent dhe të bazuar në dëshmi dhe për të arritur efektin e reformës përmbajtjesore”- thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas tyre bashkëpunimi ka për qëllim definimin dhe identifikimin e projekteve të përbashkëta për aplikim të fondeve të ndryshme të mekanizmave të Bashkimit Europian.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, këtë bashkëpunim e sheh si mbështetje për Fakultetin e Edukimit të do të ndihmojë në avancim të mëtutjeshëm profesional.

“Me këtë marrëveshje, MASHTI do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese me bazë në shkollë dhe komunitet që shërbejnë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit parauniversitar”- shkroi Nagavci në Facebook.