Shkolla "Rexhep Mala" në Topanicë të Kamenicës, Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e shkollës së Topanicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se sot është nënshkruar marrëveshja për renovimin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë.

Kastrati ka treguar se kjo do të bëhet nga programi i efiçiencës nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

“Me vepra, jo propagandë do të zhvillojmë arsimin në komunën tonë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se kjo ka ndodhur në kuadër të reformës në arsim që është duke u bërë në Kamenicës.