Nënshkruhet Kontrata Kolektive për mësimdhënësit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Sindikatën e bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot ka nënshkruar Kontratën Kolektive për mësimdhënësit.

Në këtë Kontratë Kolektive përfshihet 70% e shpenzimeve të udhëtimit për arsimin.

“Ndër të tjera, Kontrata Kolektive garanton për mësimdhënësit kompensimin e ushqimit gjatë punës në vlerë prej 2 euro në ditë, shpërblimin jubilar varësisht nga përvoja e punës nga 50-150%, pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave të fundit me rastin e daljes në pension, ndërsa në fund të çdo viti kalendarik mësimdhënësit do të shpërblehen me 8.3% të pagës vjetore komulative.”, ka thënë Ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

SBAShK-u kishte lajmëruar grevë, nëse punëtorëve të do të ju paguhen pagat shtesë, për angazhimin e tyre në kohë të pandemisë.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK i kishte siguruar se pagesat shtesë për punëtoret e arsimit do të kryhen në dy këste.

Rrogë të 13-të për mësimdhënësit