Naser Sahiti, Rektor i UP. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Naser Sahiti zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka zgjedhur Naser Sahitin rektor të Universitetit të Prishtinës.

Me 7 vota pro, profesor Naser Sahiti është zgjedhur rektor i Universiteti të Prishtinës, “ Hasan Prishtina”.
Këtë e ka bërë të ditur,  Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra.

“ Këshilli Drejtues pas intervsitimit të tre kanditatëve të cilët kanë përmbushur kriteret, me 7 vota pro si rektor i Universitetit të Prishtinës është zgjedhur profesor Naser Sahiti ndërsa profesor Faton Berisha i ka marrë 2 vota dhe Blerim Rexha asnjë votë. Profesor Sahiti do të drejtoj UP-në për katër vitet e radhës. Sahiti është zgjëdhur në raund të parë me votim të fshehur”, tha ai.