Nagavci: Këtë vit janë themeluar 5 Qendra të Karrierës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur sot se gjatë këtij viti janë themeluar 5 Qendra të Karrierës në vend.

“Këtë vit janë themeluar 5 Qendra të Karrierës (janë gjithsej 15 qendra të Karrierës, të themeluara dhe funksionale). Ndërsa, modeli i standardizimit të Qendrave të Karrierës është planifikuar të realizohet në vitin 2022”, tha Nagavci në një konferencë për media.

Ajo shtoi se MASHTI ka hartuar dhe rishikuar kurrikulat për 85 profile të AAP, dhe prej tyre 20 janë miratuar nga ministrat e MASHTI-t dhe po pilotohen në një numër të caktuar shkollash.

“Programi për asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta i nivelit të 5-të është në zbatim, ndërsa programi kualifikues për këshilltarë të karrierës është në proces të akreditimit në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve”, tha ministrja më tej.