Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Ka shkolla edhe pa ujë të pijshëm

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Ngavaci në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit ka kritikuar pozitën për fillimin e vitit të ri shkollor

“Institucionet përgjegjëse kishin mjaftueshëm kohë. Organizimi i mësimit duhet të ishte në përputhshmëri me situatën epidemiologjike”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se ka shkolla të cilat nuk kanë ujë të pijshëm

“Ka shkolla edhe pa ujë të pijshëm, ka edhe shkolla me një numër të madh të nxënësve”, ka thënë Nagavci.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për mos hapjen e bibliotekave dhe e ka krahasuar me hapjen e kafeve.

“Se pse nuk po hapen bibliotekat, çfarë kuptimi të hapen kafet dhe jo bibliotekat”, është shprehur ajo.