Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci 3 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Nagavci: 3,365 mësimdhënës u infektuan me COVID19, fatkeqësisht 29 vdiqën

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci sot në Kuvendin e Kosovës i ka bërë të ditura statistikat e infektimeve me COVID-19 të mësimdhënësve dhe nxënësve të testuar.

Sipas saj, shkalla e infektimit të mësimdhënësve është 15%, ndërsa e nxënësve 0.8%.

“Sipas statistikave, nga 12,109 testime të mësimdhënësve, 3,365 kanë rezultuar të infektuar dhe fatkeqësisht kemi pasur 29 mësimdhënës të vdekur. Pra një shkallë e infektimit të mësimdhënësve prej 15%. Ndërkaq tek nxënësit nga totali 6,653 testime, 2,652 kanë rezultuar të infektuar apo 0.8% si përqindje dhe fatmirësisht nuk kemi pasur raste me fatalitet”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot vazhdimin e debatit parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.