Mësimdhënësi nga Gjermania tregon si po zhvillohet mësimi atje

Mësimdhënsi shqiptar në Gjermani, Sami Thaçi ka bërë të ditur se ofrimi i mësimit nga distanca e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është një ndihmesë për diasporën.

“Në shtëpinë time kam tre nipa dhe ata po përcjellin mësimin e klasave të ulëta në RTK. Këto mëmsime do të jenë një dorë e djahthë për nxënsit tonë në diapsorë. Do të ishte mirë që pas karantinimit, këto mësimi të jepen në një program të vecantë në fundjavë për diasporën”, tha Thaqi në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Thaqi tha se sistemi i arsimit në Gjermani është mbyllur dhe ai si mësimdhënës nuk është duke zhvilluar mësim onlie.

“Unë jam në sistemin gjerman, shkolla gjermane është e mbyllur dhe për ne. Mësimi online për ne mësimdhënësit plotësues është shumë i vështirë, por edhe nuk jemi të obliguar”, shtoi më tej ai.