Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i AShAK-ut

Akademik Mehmet Kraja është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Zgjedhja e Krajës në krye të AShAK-ut është bërë sot në mbledhjen e Kuvendit të kësaj Akademie.

Zgjedhja e kryetari të ri të kësaj akademie vjen pas largimit të ish -kryetarit Nexhat Daci nga kjo pozitë pas ky i fundit mbushi 75 vjet dhe sipas dispozitave asnjë akademik që mbush këtë moshë nuk ka të drejtë të ushtrojë postin e kryetarit.

Kraja në krye të AShAK-ut do të qëndrojë deri në zgjidhjet e përgjithshme të kësaj akademie më 2021.

Lajmi për zgjidhjen e Krajës në krye të AShAK-ut është bërë i ditur edhe nga ky institucion përmes një njoftimi për media.

“NË bazë të ligjit për AShAK-un… kuvendi i akademisë mbajti seancën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë. Kuvendi zgjodhi kryetar të Akademisë, akademik Mehmet Krajën”, thuhet në njoftimin e AShAK-ut.