MAShTI publikon listën e organizatave që kanë përfituar mbështetje financiare për nxënësit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar listën e organizatave të shoqërisë civile që kanë fituar mbështetje financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve që përkrahin dhe promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale

Në listën e OJQ-ve që kanë fituar janë: Asociacioni Nacional i Autizimit në Kosovë, Atomi, Autizmi, Avoko, Bioshkenca, EdGuard, ETEA/QHPSM, Federata e Paqes Universale, Teach for Kosova, Shoqata Kosovare e Fizikës, Shoqata e Matematikantëve të Kosovës, Shoqata e të Verbërve të Kosovës.

Në këtë link mund të shikoni shumën e përkrahjeve financiare.